Recetë: Tortë e zezë

Befasoni anëtarët e familjes me këtë tortë jashtëzakonisht të lehtë dhe që merr fare pak kohë.

Lifestyle

18/01/2016 22:45

Përbërësit:

6 vezë
1 got vaj
1 got qumësht
1 paketim pluhur për pjekje
6 lugë sheqer
2 gota miell
1 pako rrush të thatë
2 lugë gjelle kakao

Procedura:

1. I ndan të bardhat e vezës nga te verdhat, të verdhat i rrah me mikser me sheqerin,

2. Pastaj ja hedh pluhurin për pjekje, vajin, mellin e hedh ngadalë si dhe në fund rrushin e thatë. Tërë këto i perzien me tel kuzhine.

3. Ndërkohë qe piqet torta rrahim të bardhat e vezëve me 5 lugë sheqer deri sa të fryhet masa. Këtë masë ia hedh tortës pasi të jetë pjekur. E fut ne furrë vetëm pak sa të marrë ngjyrë shtresa e bardhë. Pasi të ftohet e lyen me çokollatë gatimi.

Receta është postuar në grupin Maniakë t’Kuzhinës.