“100 vjet mi dënu, djalin s’ma çojnë prej vorrit” – Babai kërkon drejtësi për djalin që i vdiq në aksident trafiku

Më 21 nëntor të 2022-tës, si pasojë e një aksidenti rrugor, kishte vdekur kadeti i policisë, Flordian Shabaj. Rreth ngjarjes dhe zhvillimeve më të reja rreth rastit ka folur edhe babi i tij, Enver Shabaj, shkruan lajmi.net. “Shkova në punë, telefonin e kisha harruar në shtëpi dhe kompjuterin nuk e kam hapur për të shikuar…

Lajme

12/02/2024 12:59

Më 21 nëntor të 2022-tës, si pasojë e një aksidenti rrugor, kishte vdekur kadeti i policisë, Flordian Shabaj.

Rreth ngjarjes dhe zhvillimeve më të reja rreth rastit ka folur edhe babi i tij, Enver Shabaj, shkruan lajmi.net.

“Shkova në punë, telefonin e kisha harruar në shtëpi dhe kompjuterin nuk e kam hapur për të shikuar ndonjë lajm ose diçka. Të gjithë kolegët e kishin marrë vesh që Flordiani ka vdekur në një aksident. Kështu ka lindur dyshimi kur i kam parë kolegët e mi duke u fshehur nga unë, e me lot. Më lindi dyshimi që pikërisht Flordiani ka vdek”, tha ai.

Fillimisht ai u njoftua se i biri i tij ka vdekur si pasojë e një vet- aksidenti, por pas një dite, është kuptuar se në fakt është goditur nga një kamion me një rimorkio shtesë, e si vozitës ishte një djalë 21- vjeçar nga Skenderaji.

“Po t’i dënojnë edhe 100 vjet, djalin nuk ma çojnë prej vorrit”, shtoi babai i Flordianit.

Duke marrë parasysh se kamioni nuk ishte nën pronësinë e 21-vjeqarit e as të babit të tij, Shabaj shtoi se llogari duhet të jap ose pronari i kamionit, ose vozitësi me babanë e tij.

“Është vërtetuar se kamioni e ka shkaktuar aksidentin. Tash ose pronari i kamionit dhe rimorkios duhet të japin llogari, ose këta të dy vet. A e kanë ditë pronarët e kamionit se kamioni i tyre ka shkaktuar aksident dhe e kanë mshefë?” ka shtuar më tutje ai.

“Unë po e lypi veq drejtësinë për djalin tem”, ka thënë ai. /Lajmi.net/