100 pikë për titull

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se skuadra e tij duhet të arrijë në kuotën e 100 pikëve, nëse dëshiron ta fitojë titullin e kampionit në La Ligë këtë edicion. Pas 16 xhirosh, Barcelona dhe Atletico Madrid e ndajnë kreun e tabelës me 43 pikë, kurse Los Blancos i ndjekin me 38. Ancelotti…

Sport

17/12/2013 16:10

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se skuadra e tij duhet të arrijë në kuotën e 100 pikëve, nëse dëshiron ta fitojë titullin e kampionit në La Ligë këtë edicion.

Pas 16 xhirosh, Barcelona dhe Atletico Madrid e ndajnë kreun e tabelës me 43 pikë, kurse Los Blancos i ndjekin me 38. Ancelotti ka refuzuar të dorëzohet me shpresë se do të dalë në krye, por ka vendosur një objektiv për skuadrën e tij.

“E dimë se për të fituar La Ligën duhet të arrijmë 100 pikë”, deklaroi Ancelotti gjatë një konference për shtyp.

“Niveli i La Ligës është shumë i lartë. Barcelona dhe Atletico Madrid janë ekipet e vetme që kanë nga 43 pikë në ndeshjet e deritashme. Për ta fituar këtë La Ligë mendoj se na nevojiten 100 pikë. Synojmë të japim maksimumin, nuk është ndonjë befasi”, u shpreh strategu italian.