100 milionë euro për përforcime
Bayern Munich ka gati 100 milionë euro për përforcime gjatë afatit kalimtar të verës. Kurse, trajneri Pep Guardiola e ka përpiluar një listë me emrat e atyre që dëshiron t’i transferojë.

Sport
Bayern Munich ka përgatitur 100 milionë euro në përforcime.
Dhe, futbollistët të cilët trajneri Pep Guardiola i dëshiron në Allianz Arena janë Aleksandar Dragovic nga Dinamo Kiev, Ilkay Gundogan nga Borussia Dortmund, Antoine Griezmann nga Atletico Madrid, Kevin de Bryune nga Wolfsburg dhe Angel Di Maria nga Manchester United.
Gjiganti bavarez ka mbrojtur titullin në Bundesligë por është në prag të eliminimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ku është mposhtur 3:0 nga Barcelona në duelin e parë.
Andaj, Guardiola kërkon përforcime për të riparuar defektet në skuadër.