100 milionë euro për asgjë

Pasi Tottenham shiti Gareth Balen në Real Madrid për rreth 100 milionë euro, menaxheri Andre Villas-Boas i shfrytëzoi ato para për të sjellë në skuadër futbollistë të cilët besoi se mund ta shndërrojnë skuadrën në kandidat për titull. Futbollistë si Paulinho, Nacer Chadli, Christian Eriksen, Roberto Soldado dhe Erik Lamela, iu shtuan Andros Townsendit, Aaron…

Sport

29/11/2013 21:37

Pasi Tottenham shiti Gareth Balen në Real Madrid për rreth 100 milionë euro, menaxheri Andre Villas-Boas i shfrytëzoi ato para për të sjellë në skuadër futbollistë të cilët besoi se mund ta shndërrojnë skuadrën në kandidat për titull.

Futbollistë si Paulinho, Nacer Chadli, Christian Eriksen, Roberto Soldado dhe Erik Lamela, iu shtuan Andros Townsendit, Aaron Lennonit, Mousa Dembeles e Sandros. Mes tyre, ata kanë krijuar numrin më të madh të rasteve në mesin e skuadrave të Premierligës këtë sezon.

Urime, për çdo lavdatë. Hmmm, jo edhe aq. Villas-Boas harroi një gjë të rëndësishme. Kur ekipi krijon shumë raste për shënim ai duhet t’i konkretizojë ato.

Tottenham thjesht nuk është duke arritur ta bëjë këtë. Ata janë skuadra me përqindjen më të dobët të efikasitetit në ligë, me vetëm 5.36%, një gol në 20 tentime.

Villas-Boas shpenzoi gati 30 milionë euro për Soldadon por ai ka shënuar vetëm gjashtë gola në total – gjysma e tyre nga penalltia – dhe vetëm dy në 11 paraqitjet e fundit.

Përqindja e efikasitetit:

Manchester City 21.79

Arsenal 19.35

Liverpool 15.89

Manchester United 15.87

Fulham 14.86

Chelsea 13.55

Swansea City 13.39

Everton 13.18

West Bromwich Albion 12.96

Southampton 12.4

Cardiff City 11.96

Newcastle United 11.89

Aston Villa 11.11

Stoke City 10.91

Hull City 10.47

Sunderland 9.09

Norwich City 9.01

West Ham United 8.57

Crystal Palace 7.53

TOTTENHAM HOTSPUR 5.36