100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, vetëm edhe sot mundësa e aplikimit

Gjatë ditës së sotme do të përfundojë afati për aplikimin për mbështetjen financiare prej 100 eurosh në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0. Në lidhje me këtë çështje nga Ministria e Financave thanë dje për lajmi.net se aplikimi është i hapur vetëm edhe sot. Kurse ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati u…

Lajme

05/06/2026 09:07

Gjatë ditës së sotme do të përfundojë afati për aplikimin për mbështetjen financiare prej 100 eurosh në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Në lidhje me këtë çështje nga Ministria e Financave thanë dje për lajmi.net se aplikimi është i hapur vetëm edhe sot.

Kurse ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati u bëri thirrje atyre që s’kanë aplikuar ende të shfrytëzojnë edhe sot mundësinë.

“Për të gjithë ata që ende nuk kanë aplikuar për masat nga Pako e Përballjes me Inflacion 2.0 (studentët dhe punëtorët e sektorit jo-publik), afati për aplikim është i hapur edhe nesër. Sigurohuni që të dhënat që i plotësoni të jenë të sakta, në mënyrë që aplikimi juaj të mund të procesohet me sukses”, ka shkruar Murati.

Ai ka bërë të ditur se studentët mund të aplikojnë përmes platformës eKosova, ndërsa punëtorët e sektorit jo-publik përmes formularit të publikuar në faqen e Administratës Tatimore të Kosovës./Lajmi.net/