100 ditët e Gareth Bale
Pas transferimit në Real Madrid më 1 shtator, Gareth Bale festoi 100 ditët e para në Santiago Bernabeu gjatë së cilave ai ka krijuar një partneritet të jashtëzakonshëm me Cristiano Ronaldon. ‘Galaktiku’ më i ri i Florentino Perezit erdhi në klub pas bisedimeve me Tottenham Hotspur të gjata gjatë afatit kalimtar të verës, njësoj sikurse…

Sport
Pas transferimit në Real Madrid më 1 shtator, Gareth Bale festoi 100 ditët e para në Santiago Bernabeu gjatë së cilave ai ka krijuar një partneritet të jashtëzakonshëm me Cristiano Ronaldon.
‘Galaktiku’ më i ri i Florentino Perezit erdhi në klub pas bisedimeve me Tottenham Hotspur të gjata gjatë afatit kalimtar të verës, njësoj sikurse mesfushori Luka Modric një vit para tij.
Marrëveshja u zyrtarizua më 1 shtator dhe theu rekord botëror për vlerën e saj: 100 milionë euro, Bale u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Por, dalë ngadalë, ylli uellsian ka filluar të shpaguajë investimin e madh.
Deri më tani, në 100 ditët e tij të para në klub, Bale ka realizuar nëntë gola dhe gjashtë asistime në 13 ndeshje. Kontributi i tij ka mbetur sado pak nën hijen e paraqitjeve të jashtëzakonshme të Ronaldos.
Mirëpo, Bale ka filluar të lë gjurmë, dhe atë të menjëhershme te Los Blancos.