100 ditëshi i Ramushit, jo por 100 ditëshi i vallëzimit

Një djalosh ka krijuar një përmbledhje videosh duke bërë të njëjtin vallëzim çdo ditë, për 100 ditë.

Fun

06/05/2014 19:34

Në këtë video, djaloshi i ri shihet duke vallëzuar para kamerës së tij GoPro nën ritmin e muzikës \”Canned Heat\” nga Jamiroquai.

\”Unë kisha një kamerë GoPro në dhomën time dhe vetëm filmoja vetën duke bërë të njejtën valle rutinë çdo ditë.

\”Dëshiroja që të bëja diçka ngjashëm sikur thjesht t\’i bëja nga një foto vetës sime çdo ditë për një vit, por më ndryshe. Dhe përfundimisht dola me idenë e 100 ditëshit të vallëzimit.\”

Videoja është postuar më 3 maj dhe deri më tani ka grumbulluar mbi një milion klikime në vetëm dy ditë.