“100.000€ Kushës, 0€ gratë e Krushës” – Aktivisti i PDK-së del me parullë para Ministrisë së Bujqësisë

Aktivisti i PDK-së, Trim Syla ka bërë një aksion simbolik sot para objektit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. “100.000€ Kushës, 0€ gratë e Krushës”, shkruhej në parullën e Sylës, shkruan lajmi.net. Ky aksion i tij ka ardhur pasi që Ministria e Bujqësisë i ka ndarë grant afro 100 mijë euro vëllait të…

Lajme

18/11/2024 14:03

Aktivisti i PDK-së, Trim Syla ka bërë një aksion simbolik sot para objektit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“100.000€ Kushës, 0€ gratë e Krushës”, shkruhej në parullën e Sylës, shkruan lajmi.net.

Ky aksion i tij ka ardhur pasi që Ministria e Bujqësisë i ka ndarë grant afro 100 mijë euro vëllait të deputetes së VV-së, Fitore Pacollit.

Për dallim nga vëllai i Pacollit, Koorporatës “Krusha” të Fahrije Hotit, e cila është një nga 200 gratë e fshatit Krushë e Madhe të Rahovecit që humbën bashkëshortët, djemtë ose të gjithë bashkë gjatë luftës në Kosovë, Ministria e Bujqësisë ua refuzoi aplikimin për grant. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: