10 zakonet e përditshme që e bëjnë antidjersën më pak efektive

Të gjithë mbështetemi te deodorantët për të parandaluar djersitjen dhe aromën që mund të prodhojë trupi ynë. Sidoqoftë, mosnjohja e ndryshimit midis këtij produkti dhe antidjersës, mund të ketë pasoja të pakëndshme.

Lifestyle

24/05/2021 14:45

A ju ka ndodhur ndonjëherë që, pavarësisht dushit të përditshëm dhe përdorimit të deodorantit, të mbani sërish aromë të keqe, shkruan lajmi.net.

“Bright Side” bën një përmbledhje të disa prej gabimeve më të zakonshme tqë bëni kur bëhet fjalë për të përdorur një deodorant.

  1. Ju e përdorni deodorantin duke menduar se është antidjersë.

Gjëja e parë që duhet të keni gjithmonë parasysh është që deodoranti dhe antidjersa janë dy produkte krejtësisht të ndryshme. E para, konsiderohet kozmetike dhe ka për qëllim të shtypë ose të paktën të kontrollojë aromat e pakëndshme. Shumica e deodorantëve thjesht do ta maskojnë aromën e keqe. Zakonisht janë të bazuara në alkool.

Nga ana tjetër, antidjersat ju ndalojnë të djersitni. Disa nga përbërësit aktivë që kanë janë kripërat e aluminit, të cilat bllokojnë përkohësisht poret e djersës, duke zvogëluar kështu sasinë e djersitjes.

  1. Ju përdorni një produkt që nuk plotëson nevojat tuaja.

Produkti që do të zgjidhni do të varet nga nevojat tuaja ditore. Nëse gjatë ditës nuk jeni shumë aktiv fizikisht, atëherë mund të zgjidhni një deodorant, i cili zakonisht zgjat rreth 8 orë. Por nëse dita juaj është më e ngarkuar, atëherë mund të jetë më mirë të përdorni një antidjersë. Efekti i tij mund të zgjasë diku nga 24 deri në 72 orë, dhe është krijuar posaçërisht për njerëzit që djersijnë shumë, ata që janë të ekspozuar ndaj emocioneve të forta ose temperatura të larta dhe ata që merren me aktivitete atletike.

  1. Ju përdorni shumë deodorant.

Në varësi të llojit të produktit që përdorni, rekomandimet për sasinë që duhet të përdorni mund të ndryshojnë. Ekspertët këshillojnë që të mos spërkatni aq shumë deodorant sa të krijoni një mjegull. Kjo sepse nuk është e nevojshme: si rregull, spërkatja e secilës sqetull për rreth 2 sekonda duhet të jetë e mjaftueshme.

  1. Ju nuk merrni parasysh ndjeshmërinë e lëkurës tuaj.

Nëse përjetoni skuqje të vazhdueshme të sqetullës, mund të keni alergji ndaj deodorantit. Në këtë rast, duhet të kërkoni një alternativë tjetër. Provoni të zgjidhni një që është krijuar posaçërisht për lëkurë të ndjeshme dhe që nuk përmban kripëra alumini, aromë, parfume ose ngjyra. Sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave ( FDA ), këto 4 kategori përbërësish mund të shkaktojnë alergji dhe acarim.

  1. E aplikoni menjëherë pas depilimit.

Pasi t’i depiloni sqetullat, është më mirë të prisni pak para se të aplikoni ndonjë produkt tjetër, përfshirë deodorantin. Vendosja e këtyre në lëkurën e sapo depiluar mund të shkaktojë shqetësime. Gjithmonë sigurohuni që lëkura të qetësohet për pak për të zvogëluar shanset e acarimit nga përdorimi i këtij produkti.

  1. Ju përdorni të njëjtin produkt kur stërviteni dhe kur shkoni në punë.

Gjatë aktivitetit fizik intensiv, reagimi natyror i trupit tuaj është të prodhojë shumë djersë. Kjo është një nga arsyet pse deodorantët që zakonisht mbani nuk mund të jenë të mjaftueshme për t’ju mbajtur të freskët dhe pa erë të fortë. Gjëja më e mirë që mund të bëni në këto raste është të përdorni një deodorant të veçantë të bërë posaçërisht për t’u përdorur për aktivitete atletike. Ka formula specifike për këtë. Ju madje mund të gjeni produkte natyrore të dizajnuara me këtë qëllim.

  1. Ju vishni pëlhura sintetike në ditët e nxehta.

Veshja e rrobave të ngushta, veçanërisht sendet që janë të ngushta nën krahë, mund të shkaktojë njolla në rrobat tuaja. Jo vetëm kaq, por edhe këto mund të bëjnë të djersiteni më shumë. Pra, në vend të kësaj, gjatë ditëve të nxehta të verës, provoni të vishni rroba të lirshme me copë që lejon trupin tuaj të “marrë frymë”, të tilla si pambuku.

  1. Ju nuk e mbani veten të hidratuar.

Pjesa më e madhe e hidratimit të trupit tonë vjen nga ushqimet që hamë. Frutat dhe perimet janë ushqimet më hidratuese, disa prej tyre janë gati tërësisht prej uji. Ky është rasti i shalqirit, luleshtrydheve, pjeprit, portokallit, kastravecave, por ka shumë të tjerë.

Konsumimi i mjaftueshëm i ujit dhe ngrënia e këtyre llojeve të ushqimeve mund ta mbajnë trupin tuaj të freskët dhe të parandalojnë djersitjen e tepërt të sqetullave.

  1. Ju vishni të njëjtat rroba më shumë se një herë.

Nëse po planifikonit të vishni këmishën tuaj të preferuar përsëri pa e larë, është mirë të mendoheni dy herë. Ndërsa është e vërtetë që nuk keni nevojë të lani të gjitha rrobat tuaja sa herë që i vishni, duhet të merrni parasysh që aromat mund të absorbohen nga këto pëlhura. Nëse për çfarëdo arsye jeni të prirur për djersitje të rëndë gjatë ditës, mund t’ju duhet të lani rrobat më shpesh. Ju gjithashtu mund të vishni një bluzë me mëngë të shkurtra nën rrobat tuaja për të mbuluar sqetullat dhe për të parandaluar përhapjen e erës në shtresat e jashtme.

  1. Përdorni deodorant edhe kur nuk keni nevojë.

Sipas sfondit tuaj gjenetik, djersa do të jetë pak a shumë e dukshme për bakteret që shkaktojnë erë të keqe në sqetulla. Sipas një studimi të botuar në 2013 në “Journal of Investigative Dermatology”, njerëzit që kanë gjenin ABÇ11 janë me fat, sepse nuk prodhojnë aromë të keqe nga djersitja në sqetulla.

Ju mund të bëni një test gjenetik për të zbuluar nëse jeni nga ata njerëz që nuk prodhojnë erë dhe e kurseni veten nga blerjet e panevojshme dhe ekspozimet kimike. /Lajmi.net/