10 vjet nga themelimi i Gjykatës Speciale: Nga premtimi për drejtësi, te pakënaqësia dhe paralajmërimi për protestë
Këtë të diel janë bërë plot 10 vjet nga momenti kur Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë krijimit të Gjykatës Speciale. Më 3 gusht 2015, me 82 vota për, 5 kundër dhe një abstenim, deputetët dhanë dritën e gjelbër për themelimin e kësaj gjykate, duke lejuar Qeverinë që të procedonte me…

Lajme
Këtë të diel janë bërë plot 10 vjet nga momenti kur Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.
Më 3 gusht 2015, me 82 vota për, 5 kundër dhe një abstenim, deputetët dhanë dritën e gjelbër për themelimin e kësaj gjykate, duke lejuar Qeverinë që të procedonte me dy projektligje të tjera që lidhen me funksionimin e saj. Fillimisht, qëllimi ishte të trajtoheshin pretendimet për krime lufte dhe trafikim organesh, të ngritura në raportin e Dick Martyt. Por, pas një dekade, shumë nga këto pretendime nuk janë më pjesë e hetimeve.
Gjatë kësaj periudhe, Gjykata me seli në Hagë ka arrestuar disa nga figurat kyçe të luftës dhe politikës në Kosovë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ndaj të cilëve procesi gjyqësor është ende në zhvillim.