10 vjet nga audicioni i saj i parë, Fifi kujton rrugëtimin drejt suksesit
Fifi ka emocionuar të gjithë me fjalët me rastin e 10 vjetorit të audicionit të saj të parë.
ShowBiz
Filloreta Raçi, e njohur për publikun si Fifi, është një ndër emrat më të suksesshëm të estradës, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja, së fundi ka ndarë me ndjekësit një fotografi gjatë një udhëtimi për koncert në diasporë.
Përmes saj, ajo tha se ka ëndërruar këtë ditë kur do të vizitonte shqiptarët në mërgim dhe do të këndonte bashkë me ta tekstet e këgëve të saj.
Po ashtu, Fifi thotë se ky rrugëtim 10 vitësh ishte i lodhshëm por shumë pasionant, andaj falënderon publikun për mbështetjen.
“Kam enderru diten qe ka me fillu me shku me i vizitu e mu argetu bashke me shqipet ne mergim.. Kam enderru diten qe te medhenje e te vegjel me i kendu fjale per fjale tekstet e kengeve te mija .. Kam enderru diten qe me marr dashni prej publikut .. ka edhe shume gjera tjera po spo i them te gjitha .. Sot jane bere 10 vjet prej audicionit tim te pare .. 10 vjet prej nisjes te ketij rrugetimi kaq te lodhshem por aq pasionant .
PUBLIK I DASHTUN .. Po tmos ishit ju qe me rrini afer , po tmos ishit ju qe me mbeshtesni e e doni muziken tem , une akoma do isha thjeshte nje goce e panjohur qe ben Vija melodike neper studiot e prishtines .. faleminderit ??”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B9bqwoUH4rw/