10 vite për nder të Arben Klinakut: 70 persona dhurojnë gjak, humanizmi vazhdon të frymëzojë
Në kuadër të përkujtimit të 10-vjetorit për nder të Arben Klinakut, një nga organizatorët kryesorë të aksioneve humanitare që ndërroi jetë më 20 shtator 2025, sot u zhvillua një aktivitet dhurimi gjaku. Ngjarja, e organizuar nga familja Klinaku, Arben Klinaku dhe Sylejman Klinaku, dhe mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, ka mbledhur rreth 150 pjesëmarrës, prej…
Lajme
Në kuadër të përkujtimit të 10-vjetorit për nder të Arben Klinakut, një nga organizatorët kryesorë të aksioneve humanitare që ndërroi jetë më 20 shtator 2025, sot u zhvillua një aktivitet dhurimi gjaku.
Ngjarja, e organizuar nga familja Klinaku, Arben Klinaku dhe Sylejman Klinaku, dhe mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, ka mbledhur rreth 150 pjesëmarrës, prej të cilëve 70 persona dhuruan gjak, duke nderuar emrin dhe trashëgiminë humanitare të Arbenit. Përfaqësuesit e Ministrisë i dhanë familjes mirënjohje për përkushtimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të komunitetit.
“Babi na mësoi se humanizmi është zgjedhje dhe jo detyrë, dhe të gjendemi pranë njëri-tjetrit është forma më e pastër e dashurisë. Edhe pse nuk është sot pran nesh, ai gjendet në zemrën e gjithsecilit që dha gjak sot për të nderuar emrin e tij,” tha Erza Klinaku, vajza e Arben Klinakut.
Derisa ky aktivitet mbahet çdo vit në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke e lidhur humanizmin dhe solidaritetin me festën kombëtare. Që nga viti 2016, Arben Klinaku dhe Sylejman Klinaku së bashku me komunitetin kanë organizuar këtë aktivitet çdo vit për të kujtuar dhe nderuar kontributin human të Arbenit, duke frymëzuar edhe brezat e rinj për solidaritet dhe ndihmë ndaj të tjerëve. /Lajmi.net/



