10 viktima si pasojë e përmbytjes së gomonës me emigrantë në Egjipt
Një gomone me emigrantë është mbytur pranë brigjeve egjiptiane. Bilanci është 10 të vdekur dhe 20 të mbijetuar. Sipas të përditshmes “Ahram”, gomonia ishte nisur drejt Italisë. Emigrantët që ndodheshin në bord, numri i të cilëve nuk dihet ende, ishin kryesisht nga Siria
