10 ushqimet që ia shtojmë kot sallatës

Të gjithë jemi dakord kur zgjedhim për të ngrënë sallatë, si një nga ushqimet më të shëndetshme.

Lifestyle

13/04/2016 19:07

Gjithnjë e më tepër, përpiqemi që sallatën ta bëjmë edhe më të ushqyeshme dhe më interesante, duke i hedhur sipër gjëra nga më të ndryshmet. Por, pikërisht këto gjëra që hedhim mbi sallatë mund ta bëjnë këtë ushqim të shëndetshëm, jo dhe aq të shëndetshëm.

Këto shtesa që hedhim në sallatë, mund të kenë në vetvete shumë vlera ushqyese, por kanë të gjitha diçka të përbashkët: shtojnë, veç të tjerash, sasitë e kalorive që marrim, diçka që me raste na kthehet kundër dhe nuk është e shëndetshme. Më poshtë, nutricionistja Tara Coleman tregon se cilat janë ato gjëra të pashëndetshme që i shtojmë sallatës, duke mos numëruar mirë vlerat ushqimore dhe kaloritë, që secila prej tyre shton në ushqimin tonë.

Boronicat e kuqe të thata

Boronicat e kuqe të thata janë plot sheqer dhe ruajtës ushqimorë. Është pikërisht kjo arsyeja pse ato jetojnë për muaj të tërë në raftet e dyqaneve. Në vend të tyre, mund të përdorni fruta të tjerë, si rrushtë apo mjedrat, për t’i shtuar ngjyrë por jo shije artificiale sallatës suaj.

Arrat

Arrat dhe bajamet shtojnë yndyrna të shëndetshme në ushqimin tuaj në doza të vogla, por nutricionistja Tara Coleman na kujton se duhet të kemi kujdes me sasinë: të mos konsumojmë më tepër se 1/4 filxhan (rreth një pëllëmbë dore) arra dhe bajame.

Farërat

Farat e lulediellit apo kungullit janë po ashtu shumë të mira për t’u konsumuar në sallatë, por duhet që edhe me to, të keni nën kujdes sasinë që do të konsumoni.

Copa të vogla buke të thekura apo të pjekura

Coleman thotë se copat e vogla të bukës shpesh janë të ngarkuara me shije artificiale dhe sodium. Ajo rekomandon më mirë lakër jeshile të freskët në vend të tyre.

Salca me kalori të ulët

Disa herë, kur themi se kemi salcë me kalori të ulët mendohet se do të thotë patjetër më pak yndyrë. Në këto salca, shpesh shija artificiale dominon mbi yndyrën. Përpiquni të konsumoni salca me pak yndyrë dhe kalori, me shije natyrale. Provoni t’i hidhni sallatës vaj ulliri, lëng limoni ose lime me kripë dhe piper, për të sjellë edhe shije natyrale në ushqim.

Lakra e bardhë

Nuk do të thotë se lakra e bardhë nuk është e ushqyeshme, por është shumica ujë. Imagjinoni sikur po hani një sallatë të bërë nga selinoja, ku të merrni ‘superushqim’ me bazë lakrën. Nga ana tjetër, lakra ka vetëm 20 kalori për porcion.

Proteina shtesë

Tofu, mishi pa yndyrë i pulës dhe qiqrat janë vërtet ushqime të mirë, por ju nuk keni nevojë për të tre, në qoftë se synoni të konsumoni një vakt të lehtë. Zgjidhni vetëm një burim proteinash dhe pjesën tjetër të tasit mbusheni me perime.

Djathë i copëtuar

Një gjysmë filxhani djathë mund të shtojë 250 kalori përveç se rreth 20 gram yndyrë. Mos e hiqni krejtësisht djathin nga sallata, por sigurohuni që sallata juaj përbëhet 98 për qind nga perimet dhe 2 për qind nga djathi.

Sallata të mbytyra në majonezë

Sallatat e makaronave dhe jo vetëm, shpesh përmbyten nga shumë majonezë, që do të thotë shumë kalori të shtuara. Diçka e tillë shton shumë kaloritë e marra, kështu që kërkoni alternativa recetash më të shëndetshme.

Copa proshute

Një pjesë e mirë e sallatave shërbehen sipër me copa proshute, të cilat janë plot me ruajtës ushqimorë, me natrium dhe yndyrë. Më mirë të mos përdorni proshutë mbi sallatën tuaj./Shije