10 skuadrat që kanë shënuar më së shumti gola në shekullin 21

Barcelona është skuadra që ka shënuar më së shumti goli në shekullin 21.

Sport

18/07/2020 15:21

Katalanët, në këtë shekull në skuadër kanë pasur lojtarë jashtëzakonisht cilësorë.

Vlen të përmenden emrat si Patrick Kluivert, Rivaldo, Luis Figo e për të vazhduar te Ronaldinho, Samuel Eto’o, Lionel Messi, e shumë të tjerë.

Golat e shumtë të këtyre yjeve dhe jo vetëm, kanë bërë që Barcelona të numërojë 2730 gola në 1193 ndeshje, duke e vendosur si skuadrën me më së shumti gola në shekullin 21, shkruan lajmi.net.

Pas tyre vjen Real Madrid, me 2633 gola të shënuara në 1162 ndeshje.

Vendi i tretë i takon Bayern Munich, me 2496 gola të shënuara në 1060 ndeshje.

Renditja vazhdon:

Arsenal: 2254 gola, 1164 ndeshje

Chelsea: 2227 gola, 1156 ndeshje

Manchester United: 2226 gola, 1169 ndeshje

Liverpool: 2059 gola, 1135 ndeshje

PSG: 2033 gola, 1077 ndeshje

Manchester City: 1963 gola, 1024 ndeshje

Lyon: 1938 gola, 1069 ndeshje

/Lajmi.net/