10 sekretet që duhet të dini për çiftet që kanë lidhje të gjata

Pavarësisht se jeta si beqarë ka anët e veta pozitive, ka luksin e rehatisë, kujdesit për veten, pa angazhime dhe detyrime për partnerin, fëmijët, etj. është mirë që të dihet se ka ende njerëz sot që besojnë tek dashuria e vërtetë, tek romanca, tek lidhjet e gjata dhe ato mrekullitë e mëdha që vetëm dashuria mund t'i bëjë!

Lifestyle

06/12/2019 13:19

Ka çifte që kanë një raport të zgjatur ndër vite dhe sekreti i tyre më i rëndësishëm është që ata i dhurohen plotësisht njëri-tjetrit, një situatë sentimentale që është e vështirë të vihet në praktikë në epokën e narcistëve kur thuhet: “Unë nuk dua të bëj kompromis”.

Mënyra se si gjenerata moderne e përjeton sot dashurinë ka shumë kontradikta. Një prej tyre është lehtësia, falë internetit dhe aplikacionit të lidhjeve, të menaxhimit të marrëdhënieve dhe prishjes së tabuve, dhe tendencës së kundërt, duke nënvizuar studime të ndryshme si ai i kryer nga Universiteti Shtetëror San Diego, Universiteti i Atlantikut në Florida dhe Universiteti Widener, se tridhjetë vjeçarët sot bëjnë më pak seks për arsye nga më të ndryshmet, transmeton Class.

A do të jetë e gjithë kjo disponueshmëri teorike që na bën të humbasim dëshirën për të pasur takime të vërteta apo të nxisim kërkimin e vazhdueshëm për personin perfekt, i cili në fund nuk reflekton kurrë pritshmëritë tona?

E megjithatë, ka edhe shembuj të kundërt që na vijnë në ndihmë e na bëjnë të besojmë tek lidhjet e gjata dhe dashuritë e vërteta! Ata që arrijnë të kalojnë një jetë në çift, kanë vënë në praktikë vetëm pikat që ne po i përmbledhim këtu:

1) Ndërgjegjësimi për vlerën e padiskutueshme të një marrëdhënie përmbushëse.

2) Angazhimi për të dhënë kohë, energji dhe gjithë kujdesin që kërkon marrëdhënia gjithmonë.

3) Besoni se gjithçka që investoni për mirëqenien e partnerit tuaj në fund të fundit përmirëson cilësinë e jetës tuaj.

4) Mos e injoroni, por mësoni nga përvoja e jetës në bashkëveprim me njëri-tjetrin.

5) Dije që qëllimet e jetës suaj janë individuale, por janë mbështetur nga marrëdhënia.

6) Mësoni dhe praktikoni artin e administrimit të dallimeve.

7) Rrezikshmëria. Lidheni në një mënyrë jo mbrojtëse. Për një çift komoditeti është shtëpia, por pjesa tjetër e ditës kalon duke u “mbrojtur” nga bota e jashtme.

8) Të dish të shohësh bukurinë e tjetrit dhe ta pasqyrosh atë.

9) Kujdesi për veten. Mos neglizhimi i vetvetes është forma e parë e mos neglizhimit të tjetrit.

10) Humor dhe argëtim. Bisedat e gjata dhe batutat nuk janë asnjëherë të mërzitshme.