10 raste të reja me koronavirus në Prishtinë, Ahmeti iu bën thirrje qytetarëve për kujdes

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë janë evidentuar edhe 10 raste të reja me koronavirus.

Lajme

07/06/2020 17:57

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 296 mostra të marra, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se 40 persona kanë rezultuar pozitivë, kështu duke e çuar në 1 mijë e 234 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.

Në mesin e 40 të infektuarve, 10 janë nga Komuna e Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Pas këtij lajmi, ka reaguar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes dhe t’iu përmbahen rregullave të dhëna nga IKSHPK-ja.

Postimi i plotë i Ahmetit, pa ndërhyrje:

Dyzet raste të reja sot, prej të cilave 10 (dhjetë) raste me vendbanim në Prishtinë. Ende po i presim informatat nga IKSHP, por edhe sipas rekomandimeve të IKSHP duhet të kemi kujdes përkundër lehtësimit të masave. Distanca 2 metra dhe mbulimi i gojës dhe hundës të domosdoshme.

Ju lutemi për kujdes të shtuar këto ditë.

#kujdes. /Lajmi.net/