10 oficerë nga Kosova diplomojnë në AFASH, Maqedonci: Bashkëpunimi ynë i ngushtë me Shqipërinë vazhdon të forcohet çdo ditë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se ushtrisë së Kosovës (FSK-së), i janë shtuar edhe 10 oficerë të rinj që kanë diplomuar me sukses në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Maqedonci ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj, ndër ta 10 nga Kosova. “Ky është…

Lajme

23/07/2026 08:38

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se ushtrisë së Kosovës (FSK-së), i janë shtuar edhe 10 oficerë të rinj që kanë diplomuar me sukses në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Maqedonci ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj, ndër ta 10 nga Kosova.

“Ky është një moment krenarie për institucionet tona dhe dëshmi e përkushtimit të përbashkët për ndërtimin e kapaciteteve profesionale ushtarake sipas standardeve të NATO-s. Bashkëpunimi ynë i ngushtë me Republikën e Shqipërisë vazhdon të forcohet çdo ditë. Kjo dëshmohet edhe nga shumëfishimi i numrit të ushtarakëve nga Kosova që ndjekin studime, shkollime dhe trajnime në institucionet ushtarake të Republikës së Shqipërisë. Vetëm gjatë vitit 2026, qindra ushtarakë nga Kosova janë duke ndjekur ose janë të planifikuar të ndjekin programe të ndryshme të edukimit dhe trajnimit ushtarak, duke dëshmuar nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona dhe angazhimin e përbashkët për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse”, ka shkruar Maqedonci.

Ai i ka uruar të gjithë oficerët e sapodiplomuar për këtë arritje të rëndësishme dhe ju dëshiroj suksese në shërbim të atdheut. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: