10 njerëzit më të moshuar në botë
Të gjithë ne do të dëshironim të jetojmë më gjatë.

Lajme
Ekzistojnë shumë argumente dhe konflikte mes ideve të ndryshme se çfarë i mundëson njerëzit të jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm.
Pavarësisht fakteve se të ushqyerit e shëndetshëm e mundëson një jetesë më të gjatë, ekzistojnë disa njerëz që pavarësisht se kanë tymosur duhan gjatë tërë jetës së tyre, kanë ngrënë çokollatë, kanë përdorur alkool e gjëra të tjera të pa shëndetshme, kanë arritur të jetojnë më gjatë se shumë persona tjerë.
Më poshtë, në listën që lajmi.net e sjell për ju, i keni të renditur nga më i riu deri tek më i vjetri listat e personave që kanë jetuar më së gjati:
10) Kamato Hongo (16 shtator 1887 – 31 tetor 2003, Mosha: 116 vjet e 45 ditë)
Kamat Hango, ishte një japoneze e cila ishte personi më i vjetër e gjallë në botë nga marsi i 2002-ës deri në vdekjen e saj në 2003.
Ajo ka jetuar në Kagoshima dhe e ka festuar ditëlindjen e saj të 116-të një muaj para vdekjes së saj.
Hongo kishte lindur në ishullin e vogël të Tokunoshimës, dhe pastaj ishte zhvendosur në Kagoshima ku do të jetonte me vajzën e saj.
Ajo kryesisht merrej me tregti.
Hongo ishte 58 vjeçare kur Lufta e Dytë Botërore kishte përfunduar.
Kyushu, vendi ku Kagoshima gjendet, është shtëpi për shumë të tjerë që kanë thyer rekordin për moshën më të gjatë.
9) Carrie C. White (18 nëntor 1874 – 14 shkurt 1991, Mosha: 116 vjet e 88 ditë)
Carrie C. White ishte e njohur edhe në librin e Ginisit për moshën më të vjetër në botë gjatë vitit 1998, ku asokohe kjo ishte 114 vjeçare.
Ajo banonte në shtëpi për pleq, por jo për shkak të moshës, po për shkak të një krize nervore në vitin 1909, e cila e la atë të institucionalizuar.
Sidoqoftë, Carrie renditet e dyta në botë si njeriu më i moshuar gjatë periudhës 11 Janar 1988 dhe 14 Shkurt 1991.
8) Elizabeth Bolden (15 gusht 1890 – 11 dhjetor 2006, Mosha: 116 vjet e 118 ditë)
Elizabeth Bolden ishte një nga 7 njerëzit të cilët jetuan deri në moshën 116 vjeçare.
Lindja e saj ishte dokumenti i fundit i mbetur i vitit 1890.
Elizabeth Jones (më vonë Bolden) kishte lindur në Somerville Tennessee.
Ajo ishte martuar në vitin 1909 dhe fëmija i tyre i parë, një djalë i quajtur Ezell, kishte lindur me 21 shtator 1909.
Ajo kishte gjithsej 7 fëmijë ndërsa vetëm 2 prej tyre arritën të jetojnë deri në vdekjen e saj në vitin 2006.
7) Tane Ikai (18 janar 1879 – 12 korrik 1995, Mosha: 116 vjet e 175 ditë)
Tane Ikain është femra më e moshuar që ka ekzistuar ndonjëherë në Japoni.
Tane Ikain kishte jetuar më gjatë se vajza dhe se 3 djemtë e saj.
Ikai ishte shpërngulur tek një shtëpi pleqsh në vitin 1972, në moshën 93 vjeçare, e cila e kalonte kohën duke qepur deri kur kishte pësuar një atak në zemër në moshën 99 vjeçare.
6) Maria Esther Heredia de Capovilla (14 shtator 1889 – 27 gusht 2007, Mosha: 116 vjet e 347 ditë)
Maria kishte lindur në Ekuator dhe deri në momentin e vdekjes së saj ishte e njohur si personi më i vjetër në botë.
Ajo ishte personi më i vjetër i dokumentar e cila kishte jetuar në 3 shekujt.
Maria ishte vajzë e një koloneli dhe kishte jetuar një jetë të shtresës së lartë.
Ndryshe nga të tjerët në listë, ajo nuk kishte tymosur duhan apo pirë alkool.
Në moshën 100 vjeçare ajo sa nuk kishte vdekur, por ajo ishte shëndoshur nga problemet mjekësore deri në momentin e fundit të vdekjes.
Në moshën 116 vjeçare ajo thoshte se ishte mirë me shëndet dhe se ishte e aftë të shikonte televizor, të lexonte gazeta etj.
Nga Marsi i 2006-ës shëndeti i saj ishte keqësuar dhe ajo më nuk mund të lexonte gazeta, ajo gjithashtu nuk mund të fliste, si dhe ishte e aftë të ecte vetëm me ndihmën e dy personave tjerë, transmeton lajmi.net.
Ajo kishte vdekur nga Pneumonia vetëm 18 ditë para ditëlindjes së saj të 117-të.
5) Marie-Louise Meilleur (29 gusht 1880 – 16 prill 1998, Mosha: 117 vjet e 230 ditë)
Në moshën kur ajo kishte vdekur për shkak të një problemi me gjak në moshën 117 vjeçare, djali i saj ishte në të njëjtën shtëpi pleqsh, ndërsa vajza e saj ishte 90 vjeçare.
Ajo thoshte se ishte vegjetariane.
4) Lucy Hannah (17 korrik 1875 – 21 mars 1993, Mosha: 117 vjet e 248 ditë)
Për Lucy Hannah nuk dihet edhe shumë megjithatë vlen të ceket se Hannah është Afrikano-Amerikania më e vjetur që ka jetuar.
3) Sarah Knauss (24 shtator 1880 – 30 dhjetor 1999, Mosha: 119 vjet e 97 ditë)
Sarah Knauss ishte personi më i vjetër që ka jetuar në Amerikë.
Ajo kishte vdekur vetëm 33 orë para vitit 2000.
Sarah Knauss kishte kaluar tërë jetën e saj në Pennsylvani.
Ajo kishte lindur në një qytet të quajtur Hollywood, po pra në Hollywood, por në një Hollywood tjetër, transmeton lajmi.net.
Vajza e saj ishte 96 vjeçare kur kjo kishte vdekur dhe ajo vet kishte jetuar deri në moshën 101 vjeçare.
Ajo kishte thënë për nënën e saj se ishte një person shumë i qetë dhe paqësor, gjithashtu kishte shtuar se kjo ndoshta e ka bërë të jetojë aq gjatë.
2) Shigechiyo Izumi (29 qershor 1865 – 21 shkurt 1986, Mosha: 120 vjet e 237 ditë)
Izumi ishte Japonez i cili kishte punuar për 98 vite me rend.
Gruaja e tij kishte vdekur në moshën 90 vjeçare.
Interesante është se ai kishte filluar të tymos duhan në moshën 70 vjeçare.
Ai kishte filluar punën në vitin 1872, kur ishte 6 vjeç, dhe kishte punuar deri në vitin 1970 kur i kishte mbushur 105 vjet.
Izumi kishte vdekur nga pneumonia në vitin 1986.
1) Jeanne Calment (21 shkurt 1875 – 4 gusht 1997, Mosha: 122 vjet e 164 ditë)
Jeanne Louise Calment ishte franceze nga Arlesi.
Ajo pos që kishte jetuar më gjatë se vajza e saj, ajo kishte jetuar edhe më gjatë se nipi i saj.
Ajo ishte personi i fundit i gjallë e cila ishte takuar me Vincent Van Gogh.
Jetëgjatësia e saj ishte dokumentar tërësisht, me më shumë prova për moshën e saj sesa për çdo rast tjetër.
Një fakt qesharak është se ajo nuk kishte pasur trashëgimtar, dhe kësisoj në moshën 90 vjeçare kishte lidhur kontratë me avokatin e saj Andrea-Francois Raffray, ku ajo do të ja shiste apartamentin dhe ai do të paguante çdo muaj nga 2299 euro deri në vdekjen e saj.
Dukej si një lëvizje mirë e menduar nga avokati i saj, duke marrë parasysh moshën që ajo kishte, por ai kishte përfunduar së paguari 180.000 euro më shumë sesa vlera e apartamentit.
Pas vdekjes së avokatit të saj kur ai ishte 77 vjet, gruaja e tij kishte vazhduar së paguari për marrëveshjen deri në vdekjen e Calmentit. (Lajmi.net)