10 milionë klikime për “Hatixhen” e Capital T dhe Mixey (Foto/Video)

Një muaj më parë, reperi i njohur Capital T publikoi versionin e ri të këngën 'Hatixhe', të cilën e solli në bashkëpunim me Mixey.

ShowBiz

24/07/2017 08:25

Kjo këngë është pritur mirë nga publiku dhe ende vazhdon të jetë në mesin e këngëve hit, shkruan lajmi.net.

Në platformën Youtube, kjo këngë tashmë ka kaluar shifrën prej 10 milionë klikimesh, e për këtë gjë reperi shprehet i lumtur duke falënderuar fansat.

“Faleminderit Krejtve ? 10 Milion Youtube views #Hatixhe ???” ka shkruar Capital T në një status në Instagram. /Lajmi.net/

YouTube player