10 mijë mjekë dhe vullnetarë të punësuar për të shpërndarë vaksinën e Oksfordit sapo të aprovohet

Shefat e NHS janë duke rekrutuar me mijë vullnetarë dhe mjekë që do të ndihmojnë të shpërndahet vaksina në Britani sapo të aprovohet vaksina e Oksfordit.

Fun

28/12/2020 11:34

Një ushtri prej 10 mijë mjekëve dhe vullnetarëve është duke u rekrutuar nga shefat e NHS për të ndihmuar në shpërndarjen e vaksinës së Oksfordit, shkruan “DailyStar”.

Vaksina pritet të aprovohet nga dita ditës, tani që është parë si një shpëtim nga situata nga zyrtarët e shtetit, transmeton lajmi.net.

Një ushtri e tërë me vaksinues është rekrutuar për të vaksinuar Britanikët sapo të aprovohet vaksina. Sipas detajeve që janë dhënë nga NHS, shefat kanë filluar të përgatisin salla sportive dhe stadiume për ti kthyer në qendra vaksinimi.

Besohet që hapja e këtyre qendrave do të bëhet me 4 janar nëse gjithçka shkon sipas planit.

Një burim tha për mediat se për momentin janë duku operacionalizuar gjithçka që vaksinimi me vaksinën e Oksfordit të filloj me 4 janar. Edhe vaksinimi me vaksinën e Pfizer do të vazhdoj njëkohësisht.

Vaksina e Oksfordit është parë si më e lehtë për tu transportuar sesa ajo e Pfizer për faktin që ajo vaksinë ka nevojë që të jetë shumë e ftohtë gjatë ruajtjes, dhe mund të lëvizet vetëm 4 herë.

Ndërsa vaksina e Oksfordit nuk ka nevojë për temperatura aq të ulëta të ruajtjes dhe kushton më pak për qeverinë për ta siguruar.

Një burim nga qeveria ka thënë se askush nuk do të marrë vetëm një dozë të vaksinës. Të gjithë do të marrin dy, por koha mes vaksinimit mund të jetë më e gjatë, duke shkuar deri në 12 javë.

Ata besojnë se periudha më e gjatë në mes dy dozave të vaksinës mund të bëjë vaksinën më efektive. /Lajmi.net/