10 mijë euro ilegalisht tek pika kufitare në Vërmicë, Dogana jep detaje për rastin

Gjatë një kontrolli të detajuar në një automjet që po hynte në Kosovë, një udhëtar deklaroi se nuk posedonte mjete monetare për deklarim, megjithatë tek i njëjti u gjetën dhe u konfiskuan mbi 10 mijë euro. Kjo ndodhi në pikën kufitare në Vermicë, derisa Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e parapara ligjore, ku është…

Lajme

06/10/2025 11:12

Gjatë një kontrolli të detajuar në një automjet që po hynte në Kosovë, një udhëtar deklaroi se nuk posedonte mjete monetare për deklarim, megjithatë tek i njëjti u gjetën dhe u konfiskuan mbi 10 mijë euro.

Kjo ndodhi në pikën kufitare në Vermicë, derisa Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e parapara ligjore, ku është konfiskuar 25%  e shumës së padeklaruar kurse pjesa tjetër e mjeteve është ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme, transmeton lajmi.net.

“Dogana e Kosovës rithekson rëndësinë e respektimit të obligimeve ligjore nga të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që kalojnë përmes pikave kufitare, duke rikujtuar se çdo shumë mbi 10,000 euro, e bartur në hyrje apo dalje nga territori i vendit, duhet të deklarohet paraprakisht pranë zyrtarëve doganorë”, thuhet tutje në njoftimin e Doganës./Lajmi.net/