10 ide dhuratash për ditën e 8 Marsit

Ju sjellim 10 dhuratat më të mira, në dispozicion për ju për ditën e nënës 8 Marsin.

Lifestyle

08/03/2019 09:03

  1. Një buqetë me lule

Ndoshta kjo nuk është një dhuratë origjinale, por është e vështirë për të gjetur një nënë e cila nuk i don lulet. Një buqet lulesh e bukur me tulipanë të purpërt, zymbyl me ngjyrë blu dhe trëndafila të bardhë do të ishte zgjedhja ideale që nuk do të ju zhgënjente.

  1. Një shportë me çokollada

Një shportë e mbushur me çokollada sidomos ato të errëta, dhe me shije të ndryshme janë një zgjidhje që të gjitha nënave do ju pëlqejë, dhe do ta ëmbëlsoni edhe më tepër në këtë ditë speciale për të.

  1. Një shall prej pëlhure

Ky shall me fije mëndafshi do të ishte ideale si për nënat e vjetra ashtu edhe për nënat e reja. Mundohuni që ta zgjidhni një ngjyrë gazmore që të vishet edhe në raste speciale.

  1. Set aromash

Ky set do të ishte i mirëseardhur për secilën nënë, seti mund të ketë përbërje të ndryshme të shampove apo sapunëve, me rëndësi është që ato të përmbajnë një aromë delikate.

  1. Një makinë kafeje

Nëse nëna juaj është adhuruese e kafesë , atëherë për të është e mirëseardhur dhe do ta gëzojë shumë një makinë e kafesë. Makina të jetë e vogël në mënyrë që të përshtatet me të gjitha llojet e kushzinave.

  1. Qirinjë me aromë

Një komplet i qirinjëve me aromë luleje do të jetë një dhuratë e shkëlqyer për ditën e nënës, edhe pse e thjeshtë kur dhurohet me dashuri vlera e saj rritet. Kujdesuni që ato të jenë të mbështjellura bukur.

  1. Një shishe verë Rose

Ka kohë të gjatë që kjo kuti e paketuar ka qenë e preferuar për pranverë, paraqet një dhuratë mjaftë delikate. Vera zgjidhet pavarësisht shijes që e adhuron, duke u kujdesur që paketimi i saj të mbështillet me një shije të rafinuar. Kjo zgjedhje nuk ka zhgënjyer deri më sot.

  1. Kuti me ëmbëlsira të vogla

Ato mund të jenë të vogla, por janë të ëmbla dhe të shijshme. Ju duhet të zgjedhni me shijen më të mirë, dhe do të jetë befasia më e mirë qysh në provimin e të parës ëmbëlsirë.

  1. Çantë dore

Zgjidhni një çantë me elegancë e cila do të shkonte me çdo veshje. Të disponueshme në lëkurë natyrore, si dhe të kuqe apo të verdhë, në një madhësi që mund të përdoret përditë por edhe në mbrëmje.

  1. Parfum

Gjinia femërore është tërheqëse, kjo është vetëm bileta për ta bërë nënën tuaj të ndjehet si një yll i ndritshëm. /Lajmi.net/