10 gjëra që e shkurtojnë jetën e femrave

Sa herë e kemi pyetur veten se ajo që jemi duke e bërë, është e rrezikshme për shëndetin dhe për jetën tonë? Pak herë, pasi para se gjithash, të gjithë vazhdojnë ta tymosin cigaren, ta ekzagjerojnë me alkoolin dhe të merren me gjëra kryesisht të dëmshe. Sipas shumë studimeve, veprimet e përditshme të gabuara mund…

Lifestyle

14/12/2013 07:00

Sa herë e kemi pyetur veten se ajo që jemi duke e bërë, është e rrezikshme për shëndetin dhe për jetën tonë? Pak herë, pasi para se gjithash, të gjithë vazhdojnë ta tymosin cigaren, ta ekzagjerojnë me alkoolin dhe të merren me gjëra kryesisht të dëmshe. Sipas shumë studimeve, veprimet e përditshme të gabuara mund të kenë efekt negativ në jetën tuaj. Cilat janë ato? T’i shohim dhjetë gjërat që e shkurtojnë jetën e femrave!

Nëse uleni më shumë se dy orë në ditë

Mbi të gjitha për ato që punojnë në zyrë, është e pashmangshme që kjo ndodh. Mirëpo, sipas disa kërkuesve australianë, jetëgjatësia reduktohet për disa vite, duke mbetur e ulur për një kohë superiore prej 2-3 orësh. Një efekt që nuk do të mund të anulohej as me një formë të mirë fizike.

Nëse nuk keni miq apo mikesha

Miqësia i vën mirë zemrës dhe shpirtit. Kush ka më pak miq, ka mundësi më të mëdha për të vdekur më herët. Këtë e kanë vërtetuar kërkuesit nga ‘Brigham Young University’ dhe nga ‘University of North Carolina’, sipas së cilëve, të qëndroni vetëm për një kohë të gjatë do të ishte e njëjrë sikur t’i pini 15 cigare në ditë.

Nëse qëndroni shumë përpara TV-së

Të qëndroni përpara televizorit, edhe për vetëm dy orë në ditë, do ta shtonte mundësinë e vdekjes së parakohshme, sëmundjeve kardiake dhe diabetit të tipit 2. Këtë teori e mbështesin kërkuesit nga’Harvard University’, sipas së cilëve, çdo orë e kaluar përpara ekranit të vogël, do ta shkurtonte ekzistimin e 21,8 minutave jetë.

Nëse hani keq

Sipas ekspertëve, edhe ushqimi jo i duhur, e shkurton jetën. Duket se edhe mishi i kuq kontribuon për ta reduktuar afro 20% jetën, në rast të konsumimit të tepërt dhe të pakontrolluar.

Papunësia

Mosangazhimi nuk është një gjë që reagon pozitivisht në organizmin tuaj. Është kalkuluar nga shkencëtarët kanadezë se të qenit pasiv e shton mundësinë prej 63% të rrezikimit të vdekjes së parakohshme, pak a shumë sikur cigaret.

Nëse udhëtoni shumë

Ata që udhëtojnë më shumë se një orë me makinë, do të fitojnë stres, obezitet, insomni, nervozizëm dhe pasivitet fizik. Të gjithë faktorët, sipas Universitetit suedez të Umeas, do të ndikonin në shkurtimin e jetës.

Nëse nuk bëni seks

Një studim i kryer në Uells ka zbuluar se, nëse nuk keni orgazmë për një periudhë të gjatë kohore, mund të ndikojë në shkurtimin e jetës me 50% të mundësive, në krahasim me njerëzit qe kanë reporte të rregullta. Për këtë duhet të themi: Rroftë seksi!

Nëse keni kolegë antipatikë

Jeta në zyrë nuk është aspak e lehtë. Ajo bëhet edhe më e vështirë nëse kolegët apo koleget që i ke afër, të duken antipatikë. Një studim i bërë nga ‘Tel Aviv University’ ka nxjerrë përfundimin se kolëgët apo koleget e padurueshme, bëjnë që rreziku i juaj për vdekje të jetë 2,4 heë më i madh sesa kolegët që janë të lumtur dhe të kënaqur në zyrat e tyre.

Nëse flini pak ose flini shumë

Nëse flini pak, i bën keq zemrës, e favorizon diabetin, disa forma të kancerit, çrregullime mendore dhe mbi të gjitha vdekjen e hershme. Por, në të njëjtën mënyrë, nëse flini shumë, as kjo nuk ju bën mirë. Periudha ideale për gjumë? 6-7 orë në natë.

Nëse keni frikë nga vdekja

‘Tanafobia’ apo frika nga vdekja, mund të ndikojë në shkurtimin e jetës. Një studim nga ‘US National Library of Medicine’ ka dalë me përfundimin se frika nga vdekja e redukton jetëgjatësinë, duke shkaktuar paranoja dhe duke krijuar terrore dhe tjetërsim.