10 gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë

Mbi 300 mijë lloje të ndryshme të gjarpërinjve mund të gjinden thuajse në çdo kontinent.

Lajme

29/09/2015 11:05

Gjarpërinjtë mund të kenë madhësi prej 10 cm e deri te Pitoni i cili ka gjatësinë 8.7 metra.

Por prapë se prapë, vetëm 10-15% e gjarpërinjve thuhet se janë vdekjeprurës.

Lajmi.net e sjell më poshtë për ju listën e 10 gjarpërinjve më helmues në botë:

10) Gjarpri me zile

Rattlesnake

Gjarpri me zile dallohet lehtë shkaku i zileve që mban në fund të bishtit të vet.

Gjarpërinjtë me zile janë pjesë e familjes së gjarpërinjve të quajtur“Pit Viper”.

Efektet nga kafshimi i gjarprit me zile janë fatale për shkak se shkakton probleme me frymëmarrje, paralizë të trupit etj.

 9) Nepërka

R260601 1083484

Ky lloj i gjarprit gjendet kryesisht në Australi.

Këta njihen për vrasjen e gjarpërinjve tjerë, zakonisht duke i zënë në pritë.

Kafshimi i nepërkës i injekton rreth 100mg helm dhe një kafshim i këtij lloji të gjarpri konsiderohet si një ndër kafshimet më të rrezikshme në botë.

Një kafshim mund të shkaktoj paralizë dhe vdekje brenda 6 orëve.

 8) Vipers

Saw-Scaled-Viper

“Vipers” gjenden thuajse në të gjithë botën por ata më të rrezikshmit gjinden kryesisht në Lindjen e Mesme, Indi dhe Kinë.

Shumica e këtyre gjarpërinjve kanë helm të cilët shkaktojnë simptoma si dhimbje të tmerrshme menjëherë pas kafshimit, gjithashtu edhe ënjtje të trupit.

Menjëherë pas kafshimit shtypja e gjakut dhe rrahjet e zemrës zvogëlohen dhe kësisoj mund të shkaktoj vdekje shumë të shpejtë.

 7) Kobra Filipine

Philippine-Cobra

Shumica e specieve të Kobrave nuk do të mund të hynin në këtë listë, sidoqoftë për Kobrën Filipine ka përjashtim.

Pikë mbas pike, helmi i kësaj kobre është më i rrezikshëm se çdo lloji të Kobrave tjera.

Dhe pos kësaj, Kobrat Filipine janë të afta ta gjuajnë helmin e tyre deri në 3 metra.

Helmi i kësaj kobre ndikon në funksionin kardiak dhe mund të shkaktoj vdekje brenda 30 minutave.

 6) Gjarpri Tigër

Tiger Snake

Ky lloj i gjarprit gjendet në Australi dhe ka një helm shumë të rrezikshëm.

Vdekja nga kafshimi i këtij gjarpri mund të ndodhë brenda 30minutave por ndonjëherë zgjatë edhe 6-24 orë.

Gjarpri Tigër në përgjithësi fillon të largohet nëse hasni në të, por mund të bëhet shumë agresive nëse e zini në një qosh.

5) Mamba e Zezë

Blackmamba

Mamba e Zezë, ndër gjarpërinjtë më të tmerrshëm, gjendet kryesisht në kontinentin Afrikan.

Ato janë të njohura për agresivitetin e tyre të lart, dhe sulmin preciz vdekjeprurës.

Gjithashtu ky lloj i gjarpërinjve është më i shpejti dhe mund të arrij një shpejtësi prej më shumë se 20km/h.

Ajo çfarë i bën edhe më të tmerrshme është se këto mund të të sulmojnë mbi 12 herë brenda pak minutave dhe vetëm një kafshim mund të vras 10-25 njerëz të rritur.

Vdekja nga ky lloj i gjarpërinjve mund të ndodhë 15 minuta deri në 3 orë pas kafshimit.

 4) Taipani

Coastaltaipan

Një tjetër lloj i gjarprit që vie nga Australia, helmi i të cilit është i aftë ti vras deri në 12,000 derra.

Helmi i këtij gjarpri e trash gjakun duke shkaktuar që ti bllokoj arteriet dhe venat e gjakut.

Para se të shpiket kundërhelmi thuhet se nuk ka pasur asnjë njeri që ka mbijetuar pas kafshimit na ky gjarpër.

3) Kraiti i kaltër

948918878 0B4799Afdb O

Ky lloj i gjarprit gjendet kryesisht në Azi dhe në Indonezi, si dhe 50% e kafshimeve nga ky lloj i gjarprit janë fatale edhe me injektim të kundërhelmit.

Kraitët i vrasin gjarpërinjtë tjerë, gjithashtu edhe gjarpërinjtë e llojit të vet.

Ky lloj i gjarpërinjve thuhet se është më agresiv në terrene të errëta por në përgjithësi më shumë fshihen sesa që sulmojnë.

Helmi i tyre është neurotoxin, 16 herë më i rrezikshëm sesa ai i Kobrës.

Helmi i këtij gjarpri bën që të shkaktoj paralizë në muskuj.

Edhe nëse pas kafshimit nga ky gjarpër ju shkoni me kohë të mjekoheni, gjasat janë të mëdha që ju do të vdisni ose do të mbeteni në koma të përjetshme.

 2) Gjarpri lindor ngjyrë kafe

Screen Shot 2011-03-30 At 10.58.19 Am

Vetëm 1 e 14,000 e helmit të këtij gjarpri mund ta vras një person.

Fatkeqësisht thuhet se ky lloj i gjarprit gjendet edhe në pjesën e banueshme me njerëz në Australi.

Fatmirësisht mjekimi në kohë mund edhe ta shpëtojë jetën e njeriut, mirëpo këta reagojnë vetëm kur shohin ndonjë lëvizje prandaj preferohet që nëse hasni në këtë lloj të gjarprit të mos lëvizni derisa të largohet.

1) Gjarpri i egër apo Taipani i brendshëm

Poisonous Snake

Ky lloj i gjarprit ka helmin më të rrezikshëm sesa çdo gjarpër tjetër që gjendet në tokë.

Vetëm një kafshim i këtij gjarpri përmban rreth 110mg, që mjafton për të vrarë 100 njerëz, ose 250,000 minj.

Helmi i këtij gjarpri është 50 herë më i rrezikshëm sesa ai i Kobrës, por fatmirësisht ky lloj i gjarprit rrallë haset nga njerëzit dhe thuhet se nuk është agresiv.

+1) Gjarpri i detit Belcher

Sea Snake

Ky është gjarpri me helmin më të rrezikshëm në botë, vetëm pak miligram të këtij gjarpri mjaftojnë që të vrasin 1000 njerëz.

Zakonisht peshkatarët janë viktima të kafshimeve të këtij gjarpri, pasi që ata hasin në këtë lloj gjarpri kur ata i heqin rrjetat nga oqeani. /Lajmi.net