“1 mijë e 600 mjekë dalin në pension, na duhen mjekë të ri”, Kurti nga QKUK-ja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar sot Odën e Mjekëve në QKUK. Pas një takimi që zgjati më shumë se një orë, Kurti doli duke thënë se beson se bashkëpunimi në mes mes Odës së Mjekësve dhe MSH-së ka sjellur rezultat. “Ka sfida, e një prej sfidave që duhet adresuar që s’mund të rregullohet…

Lajme

30/01/2026 11:58

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar sot Odën e Mjekëve në QKUK.

Pas një takimi që zgjati më shumë se një orë, Kurti doli duke thënë se beson se bashkëpunimi në mes mes Odës së Mjekësve dhe MSH-së ka sjellur rezultat.

“Ka sfida, e një prej sfidave që duhet adresuar që s’mund të rregullohet përnjëherë është se afër 5 mijë e 500 mjekë të licencuar 1 mijë e 600 dalin në pension.Por na duhet zëvendësimi me mjekë të ri e në veçanti kemi mungesë e theksuar në disa prej komunave.Jam këtu për të mos kursyer përkrahjen për mjekët”,deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu tha se çdo pacient është pacient i institucionit publik dhe jo i doktorit të përvçshëm.

“Jemi duke e forcuar përpos transparencës dhe llogaridhënien. Çdo pacient nga qytetari i Republikës në sistemin tonë shëndetësorë është pacient i institucionit publik dhe jo i doktorit të përveçëm”.

Kurse nga Oda e Mjekëve falënderuan Kurtin për vizitën, duke thënë se është kryeministri i parë që i ka vizituar./Lajmi.net/