Nataliteti dukshëm më i lartë se mortaliteti në Kosovë, mbi 20 mijë fëmijë lindën vetëm brenda 9 muajve

Numër i madh i fëmijëve kanë lindur gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2024. Sipas numrit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, 20051 fëmijë kanë lindur gjithsej gjatë periudhës 9 mujore të këtij viti. Nga këto lindje, gjinia mashkullore është dominante. 10 mijë e 439 meshkuj dhe 9 mijë e 612 femra kanë rritur…

Lajme

01/01/2025 14:24

Numër i madh i fëmijëve kanë lindur gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2024.

Sipas numrit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, 20051 fëmijë kanë lindur gjithsej gjatë periudhës 9 mujore të këtij viti. Nga këto lindje, gjinia mashkullore është dominante.

10 mijë e 439 meshkuj dhe 9 mijë e 612 femra kanë rritur natalitetin në Kosovë gjatë këtij viti.

Brenda këtyre nëntë muajve, më së shumti fëmijë kanë lindur në muajin maj me gjithsej 2300 fëmijë.

Muaji shkurt ka qenë muaji në të cilin kanë lindur më së paku fëmijë, 1929 gjithsej.

Muaji qershor ka shënuar më shumë lindje të vajzave se sa të djemve, ku brenda muajit kanë lindur 1178 meshkuj dhe 1192 femra.

Vetëm gjatë muajit shtator në Kosovë dhe jashtë saj kanë lindur 2370 fëmijë të prindërve shtetas kosovarë.

Prishtina dominon me më së shumti lindje gjatë muajit shtator, ku kanë lindur gjithsej 976 fëmijë, 522 meshkuj dhe 454 femra. Vetëm jashtë Kosovës gjatë muajit shtator kanë lindur 415 fëmijë, 217 meshkuj dhe 198 femra.

Përpos jetëve të reja që kanë ardhur, gjatë nëntë muajve të vitit 2024 kanë vdekur gjithsej 890 persona nga ta 474 meshkuj dhe 416 femra. Muaji me më së shumti vdekje gjatë këtij nëntë mujori ka qenë muaji janar me 1,084 persona nga ta 583 meshkuj dhe 501 femra.

Vetëm gjatë muajit shtator kanë vdekur gjithsej 890 persona, 474 nga ta ishin meshkuj dhe 416 femra. Vendi me më së shumti persona që kanë ndërruar jetë gjatë muajit shtator është kryeqyteti i Kosovës, ku gjithsej kanë vdekur 229 persona, 125 meshkuj dhe 104 femra.

Gjatë muajit shtator në Zubin Potok nuk pati asnjë të vdekur.

Në bazë të këtyre statistikave vërehet se në Kosovë nataliteti është dukshëm më i lartë se mortaliteti. /Lajmi.net/