Zyrtare: Kushtrim Shabani vazhdon me Llapin
Mesfushori i Llapit, Kushtrim Shabani vazhdon edhe më tej me ekipin nga Podujeva.

Sport
Edhe dy sezone të tjera Shabani do të luajë me Llapin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në faqen e tyre.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell njoftimin e plotë të llapjanëve:
“Lideri i mesfushës, Kushtrim Shabani edhe 2 vite tjera me ne
Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për 2 vite tjera me mesfushorin defanziv, Kushtrim Shabani.
Shabani, tash e dy edicione radhazi pjesë e klubit, si dhe pjesë e klubit edhe nga viti 2014-2019, ka qenë lider i pa diskutueshëm i ekipit duke dhënë kontribut të çmueshëm në arritjen e sukseseve, duke arritur të fitojmë 2 herë Kupën e Kosovës dhe 1 herë Superkupën.
Tashmë kur ekipi gjendet në procesin e përgatitjeve për ndeshjet e Evropës, rinovimi i kontratës me Kushtrim Shabanin edhe për dy edicionet e radhës, është më se i mirëseardhur!
25 vjeçari me Llapin në total ka zhvilluar 155 ndeshje, përfshirë ndeshjet në Superligë, Kupë, Superkupë dhe Evropë, duke arritur të realizoj 9 gola e 7 asistime në 11.306′ minuta të luajtura.
Vazhdojmë KUSHTRIM”./Lajmi.net/