Xhaka për ndeshjen ndaj Portugalisë: E humbëm takimin për pesë minuta
Granit Xhaka ka folur pas humbjes turpëruese të Zvicrës ndaj Portugalisë.

Sport
Zvicra nuk e ka filluar aq mirë edicionin e ri në Ligën e Kombeve.
Ata në ndeshjen e parë u mposhtën nga Reapublika Çeke (2:1), ndërsa mbrëmë Portugalia e deklasoi 4:0.
E pas kësaj disfate turpëruese ndaj portugezëve foli edhe Xhaka duke thënë se e humbën ndeshjen për pesë minuta.
“Kemi filluar mirë dhe më pas humbëm ndeshjen për pesë minuta. Si ekip mysafir, kemi lejuar që të luhet me kundërsulme ndaj nesh. Kjo nuk është dashur të ndodhë. Kemi qenë me fat në pjesën e parë që Portugalia nuk ka shënuar dy apo tre gola më shumë”, ka thënë mesfushori i Arsenal, përcjell lajmi.net.
Zviceranët gjenden në vendin e fundit në grupin e dytë të ligës A, me asnjë pikë./Lajmi.net/