Sot nis xhiroja e 16-të e Superligës së Kosovës në futboll
Këtë vikend do të luhet xhiroja e radhës në elitën e futbollit kosovar.

Sport
Një ndeshje interesante do të zhvillohet sot në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll ku përballen Ulpiana dhe Prishtina nga ora 13:00, shkruan lajmi.net.
Kryeqytetasit kërkojnë të vazhdojnë me fitore, dhe udhëtojnë vetëm për të marrë tre pikë ndaj Ulpianës.
Në anën tjetër Ulpiana para tifozëve të saj synon të marrë të paktën një pikë.
Ndeshjet tjera të kësaj xhiroje luhen nesër dhe pasnesër. /Lajmi.net/