Prishtina nuk ndalet, largon edhe Halimin, Mankendan e Monen

Ekipi kryeqytetas nuk po ndalet, ka njoftuar për largimin Betim Halimi, Gauthier Mankenda dhe Samuel Mone.

Sport

29/06/2022 16:55

Pas largimit të Sadam Sulley, Josip Tomasevic, Aleksandar Ristevski dhe Agim Zeka, Prishtina nuk ndalet largon edhe tre lojtarë të tjerë.

Bëhet fjalë për portierin, Halimi i cili ka shkëputur marrëveshjen me klubin kryeqytetas, transmeton lajmi.net.

Ai është transferuar nga Ukraina në Prishtinë, në vitin 2021 dhe ka zhvilluar 15 paraqitje zyrtare me klubin.

Largimi i radhës është ai i Mankendas, pas shtatë viteve me klubin e kryeqytetit.

Ai ka lënë gjurmë në Prishtinë, duke shënuar 32 gola dhe 27 asistime.

Samuel Mone gjithashtu nuk do të jetë pjesë e klubit të Ismet Munishit.

19 vjeçarit i ka përfunduar kontrata me ekipin kryeqytetas dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit të tyre të ri.

Ai ka luajtur për ekipin e te rinjve, ndërsa në ekipin e parë është përfshirë shumë pak.

Mbetet të shihet nëse do të ketë largime të tjera nga Prishtina./Lajmi.net/