Pioli pas fitores së titullit: E kemi merituar

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur pasi ekipi i tij u kurorëzua kampion në Seria A.

Sport

23/05/2022 09:42

Milan është shpallur mbrëmë kampion, pas plotë 11 vite pritje.

E pas këtij triumfi ka folur edhe trajneri i klubit, duke thënë se ata, stafi dhe të gjithë tifozët e kanë merituar këtë titull.

“Lojtarë e mi janë fenomen. Jam i lumtur për ta, për veten, për stafin, për klubin dhe tifozët që e kanë merituar këtë titull”, ishin fjalët e Piolit, përcjell lajmi.net.

Edhe përkundër që ata tashmë janë kampion të Seria A, italiani tha se gjithmonë ka vend për përmirësimin e ekipit të tij.

“Gjithmonë dua të përmirësoj lojtarët e mi, por talenti i tyre është thelbësor në këtë. Nëse përmirëson individët, përmirëson të gjithë ekipin dhe anasjelltas. Ishte një rrugë që na bëri të jemi më të fortë. Urime të gjithëve”.

Në fund Piol, tha se ai mund të zgjedhej trajneri i vitit, falë ekipit dhe se këtë titull ia dedikon babait të tij.

“Është falë djemve dhe klubit, është për ata. Pa ata nuk do të ishte e mundur ajo që bëmë. Ja dedikoj titullin babait tim. Jam i sigurt se kudo të jetë do të jetë i lumtur dhe krenar për atë që kam bërë”, përfundoi ai.

Pioli mori drejtimin e Milanit në tetor të vitit 2019, ndërsa në qershor të vitit 2022 arriti ta fitojë trofeun që ‘Rossonerët’ e kishin pritur për 11 vite me radhë./Lajmi.net/