Origi-Milan, zyrtarizimi javën e ardhshme

Divock Origi do të jetë lojtar i Milanit javën e ardhshme.

Sport

24/06/2022 16:50

Pas largimit si lojtar i lirë nga Liverpooli, Divock Origi thuhet se ka zgjedhur Milanin si destinacionin e tij të radhës.

Tani, siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Origi do të zyrtarizohet si transferimi më i ri i Milanit gjatë javës së ardhshme, përcjell lajmi.net.

Marrëveshja mes dy palëve është arritur në muajin maj, ku tani është vetëm çështje kohe që ta shohim Origin në fanellën e kampionit italian.

Në anën tjetër, skuadra spanjolle, Villarreal, kishte pyetur rreth mundësisë për të arritur marrëveshje me Origin, por ky i fundit dëshironte vetëm kalimin te Milani./Lajmi.net/