Laurentiis: Barcelona nuk kishte para për të blerë Koulibaly

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis zbulon se Barcelona nuk kishte para për Kalidou Koulibaly. Barcelona ka qenë një nga ekipet që ka kërkuar shërbimet e Koulibaly, por sipas presidentit të ‘napolitanëve’ ata nuk kishin para mjaftueshëm për të blerë kartonin e lojtarit. Mbrojtësi kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe…

Sport

23/07/2022 22:47

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis zbulon se Barcelona nuk kishte para për Kalidou Koulibaly.

Barcelona ka qenë një nga ekipet që ka kërkuar shërbimet e Koulibaly, por sipas presidentit të ‘napolitanëve’ ata nuk kishin para mjaftueshëm për të blerë kartonin e lojtarit.

Mbrojtësi kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe nuk ishte në gjendje të negocionte një zgjatje, veçanërisht pasi në fillim iu propozua vetëm një ulje masive e pagës.

“E lashë Koulibaly të shkojë sepse ai më kërkoi”, tha De Laurentiis për ‘Radio Kiss Kiss Napoli’, transmeton lajmi.net.

“Barcelona kishte hyrë, por ata nuk kishin para sepse ishin në borxhe. Pastaj Chelsea doli përpara dhe ne nuk mund t’i thonim jo dikujt si Koulibaly, pavarësisht faktit që unë u përpoqa në çdo mënyrë për ta mbajtur atë, duke ofruar 6 milionë euro neto për sezon”, përfundoi presidenti.

Koulibaly kaloi te Chelsea për shumën 40 milionë euro dhe një kontratë katërvjeçare./Lajmi.net/