Ibrahimovic refuzon ftesën e Suedisë

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka refuzuar ftesën e Suedisë.

Sport

19/05/2022 21:04

Sipas ‘Football Italia’, Ibrahimovic ka refuzuar ftesën nga Suedia për të përfaqësuar vendin e tij gjatë Ligës së Kombeve, përcjell lajmi.net.

Liga e Kombeve fillon dy javë pas përfundimit të sezonit dhe burimet i kanë thënë mediumit italian, që ai e ka refuzuar thirrjen pas një sezoni ku përjetoi shumë lëndime.

Suedezi nuk duket të jetë pensinuar nga kombëtarja, por pritet të jetë i disponueshëm për përzgjedhje në të ardhmen.

Ibrahimovic ka 121 paraqitje për Suedinë dhe ka shënuar 62 gola. Ai përfaqësoi vendin e tij në Kupat e Botës 2002 dhe 2006, si dhe në Euro 2004, 2008, 2012 dhe 2016.

Suedia është në Grupin B të Ligës së Kombeve dhe e nis fushatën e saj me një vizitë në Slloveni më 2 qershor. Norvegjia dhe Serbia janë gjithashtu në grupin e tyre./Lajmi.net/