Bayern është e gatshme ta shesë Lewandowskin – Barça në “pole position” për lojtarin

Bayern Munich tanimë është dakorduar për ta shitur Robert Lewandowskin për një shifër 35 milionë euro.

Sport

12/05/2022 16:33

Sipas medieve spanjolle, blagranat janë të gatshëm për ta paguar atë shifër.

Skuadra katalunase është duke tentuar të bëjë disa ndryshime në skuadër dhe këto ndryshime do të nisen pikërisht në repartin e sulmit.

Me ardhjen eventuale të polakut pritet të ndodhë të paktën një largim në afatin kalimtar veror.

Ardhjet e përkohshme të Adama Traore e Martin Braithwaite nuk bindën aspak dhe janë pikërisht këta dy lojtarë që me shumë gjasë do të lirojnë vend. /Lajmi.net/