Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayern Munich, e konfirmon drejtori i sportiv i ekipit
Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, ka konfirmuar se Robert Lewandowski dëshiron të largohet nga ‘Allianz Arena’.
Sport
Lewandowski ka kontratë me Bayern Munich deri në vitin e ardhshëm, por duket se ai do të largohet në fund të këtij sezoni nga ‘Allianz Arena’.
Lidhur me këtë ka folur edhe drejtori sportiv i bavarezëve duke e konfirmuar se lojtari dëshiron të largohet nga gjiganti gjerman.
“Unë fola me Lewa. Në bisedë ai më tha se nuk dëshironte të pranonte ofertën tonë për të vazhduar kontratën dhe se do të donte të largohej nga klubi,” tha Salihamidzic për Sky Sport Germany përpara ndeshjes së Bayernit me Wolfsburg, transmeton lajmi.net.
“Ai tha se do të donte të bënte diçka tjetër, por qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar.
“Lewa ka një kontratë deri më 30 qershor 2023. Ky është një fakt. Unë nuk merrem me këtë sepse qëndrimi ynë ka qenë gjithmonë i qartë”, vazhdoi drejtori sportiv.
Polaku këtë sezon si edhe sezoneve të tjera ka shkëlqyer me Bayernin në Bundesligë, ai ka shënuar 34 gola në 33 paraqitje në ligën gjermane./Lajmi.net/