​Uashingtoni shton Arabinë Saudite dhe Kubën në listën e zezë

SHBA-ja shtoi sot Arabinë Saudite dhe Kubën e listën e zezë të vendeve, të cilët nuk kanë dhënë prova të mjaftueshme në luftën kundër trafiqeve të qenieve njerëzore, një vendim që mund të shkojë deri në sanksione.

Bota

20/06/2019 23:44

Në një raport vjetor, Departamenti amerikan i Shtetit kritikon aleaten e saj, Arabinë Saudite për shkelje serioze në lidhje me të drejtat e punonjësve të huaj dhe akuzon Kubën për trafik nëpërmjet programit të saj të dërgimit të mjekëve jashtë vendit.

Kina, Koreja e Veriut, Rusia dhe Venezuela bëjnë pjesë tek shtetet që renditen më poshtë në raport.