​Thaçi thotë se Kurti, Sveqla dhe Abazi kanë hyrë në dhomën e përgjimeve të PTK-së

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë detaje rreth vizitave sekrete të drejtuesve të institucioneve të vendit në dhomën e përgjimeve në PTK.

Lajme

27/05/2020 22:34

Në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini, presidenti tha se Albin Kurti, Xhelal Sveçla dhe Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje kanë shkuar në dhomën e përgjimeve ku ka të drejtë të hyjë vetëm kryeprokurori i vendit.

“Pse ky grup ka shkuar në dhomën e përgjimeve dhe kanë ndalë kamerat për tri ditë. Çka kërkon kryeministri në dhomën e përgjimeve? Kjo është vepër penale. Ata duhet të përballen me drejtësinë, pasi kanë bërë vepra shumë të këqija”, është shprehur Thaçi.