​Shkencëtarët kinez tregojnë origjinën e koronavirusit

Një studim i disa shkencëtarëve të universitetit të Kinës Jugore, mbulon me më shumë hije dyshimi fazat e para të përhapjes së koronavirusit.

Lifestyle

16/02/2020 18:59

Sipas burimeve zyrtare, virusi është transmetuar tek njeriu nga lakuriqët e natës, të kontaminuar, të shitur në një treg peshqish në Wuhan, transmeton lajmi.net.

Biologët Botao Xiao dhe Lei Xiao, në raportin e tyre, kanë shkruar ndërkohë se koronavirusi e ka origjinën nga një laborator afër tregut të qytetit.

Përkundër kësaj, shkencëtarë të shumtë kanë kundërshtuar versionin zyrtar, sipas të cilit agjenti patogjen është transmetuar drejtpërsëdrejti nga lakuriqët e natës te njeriu, në një kohë kur mundësia që këto kafshë të mund të fluturonin sipër tregut ishte shumë e vogël.

Veç të tjerash, siç rezulton nga dëshmitë, lakuriqi i natës nuk është një ushqim i shitur në qytet dhe në mënyrë të veçantë në atë treg.

Më i afërti, qendra e Wuhanit për kontrollin e sëmundjeve dhe parandalimit, gjendet vetëm 280 metra nga qendra e përhapjes së virusit. Në të kaluarën, një shkencëtar që punonte në atë laborator kishte thënë se ishte sulmuar nga lakuriqët e natës dy herë dhe se duke njohur rrezikun e infeksionit të mundshëm është vënë në të dyja rastet në karantinë vullnetare për 14 ditë.

Sipas shkencëtarëve, ka gjasa në këtë mënyrë që virusi të ketë dalë nga laboratori për të prekur më pas pacientët e parë, edhe pse në studimet e ardhshme do të nevojiten prova më bindëse. /Lajmi.net/