​Rukiqi: Të miratohet ndihma financiare e premtuar për bizneset e prekura nga masat e fundit

Të miratohet sa më shpejt, ndihma financiare e premtuar për bizneset e prekura nga masat e fundit.

Lajme

18/04/2021 22:04

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka deklaruar se tash masat duhet të respektohen nga operatoret ekonomik në mënyrë që vera të jete me sa më pak kufizime.

Sipas tij, tash duhet të miratohet sa më shpejt, ndihma financiare e premtuar për bizneset e prekura nga masat e fundit, si dhe të sigurohet vaksinimi masiv i qytetarëve, si një ndër parakushtet bazë për rimëkëmbje të ekonomisë.