​Përfitimet shëndetësore nga hurmat

Përfitimet shëndetësore nga hurmat janë të shumta. Ato ndihmojnë në anemi, hipertension, kolesterol të lartë, diarre, madje edhe kancer.

Lifestyle

17/06/2016 09:54

Në aspektin shëndetësor dhe ushqyes, hurmat konsiderohen si futat më të shëndetshëm në planet. Është e lehtë për t’u tretur dhe ju mbajnë gjatë të ngopur. Hurmat paraqesin një burim i pasur me fibra natyrore, të cilat janë të nevojshme për funksionimin e duhur të zorrëve.

Sheqeri natyral që posedon hurma, është alternativë e mirë kundër konsumit të sheqerit të zakonshëm. Ky fyt është shumë efektiv në trajtimin e anemisë, hipertensionit, kolesterolit dhe sëmundjeve tjera, madje edhe kancerit.

Personat anemik duhet të hanë sa më shumë të jetë e mundur sepse janë një burim i shkëlqyer i hekurit, sidomos rekomandohet për fëmijët gjatë pubertetit dhe tek gratë shtatzëna. Përveç kësaj, hurma ndikon në uljen e kolesterolit dhe forcon zemrën.

Hurmat janë të mira edhe për të pamurit. Ato ndalojnë edhe diarrenë pasi që janë të pasura me kalium. Konsumi i rregullt i h urmave rregullon funksionin e zorrëve. Kjo ndihmon që ushqimi të tretet shpejtë dhe lehtë, ndërsa teprica të largohet nga trupi.