​Në Shqipëri arrijnë edhe 11.700 doza të vaksinës antiCOVID-19

Kanë mbërritur pak minuta më parë në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë 11.700 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Lajme

04/05/2021 22:23

Kjo është bërë e ditur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

“11.700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 dhe një sasi e parë 4680 nga mbështetja e Bashkimit Evropian”, shkruan Rama.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, më herët bëri me dije se sot u kryen 19,886 vaksinime dhe që prej fillimit të vaksinimit janë kryer 537.837 vaksina antiCOVID për qytetarët.