​Në dy xhami të kryeqytetit aksion për dhurimin vullnetar të gjakut

Në Xhaminë e Madhe dhe “Pavarësia” gjatë ditës së premte, konkretisht pas namazit të xhumasë, është organizuar një aksion për dhurim vullnetar të gjakut.

Lajme

27/11/2020 19:39

Këtë aksion të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës e vlerësuan të dobishëm, Transfuzioni Kombëtar i Gjakut.

Albana Gashi, menaxhere për promovim të dhurimit vullnetar të gjakut, tha se aksione të tilla në kohë pandemie janë të mirëpritura, pasi ka mungesë të këtij produkti mjekësor.

Ajo falënderoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës për këtë nismë.

Edhe xhemati e vlerësoi të qëlluar këtë aksion, duke shtuar se dhurimi i gjakut është obligim për çdo person të shëndosh dhe për këtë i ka mësuar edhe feja islame.

Kryeimami i KBI-Prishtinës, Burhan Hashani, tha se ky aktivitet është në kuadër të Muajit të Lindjes së Profetit Muhamed.