​Ministri Peci nënshkruan Programin për Pagesa Direkte – Subvencione për 2021

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka nënshkruar sot Programin për Pagesa Direkte - Subvencione për vitin 2021 ku përkrahja financiare vetëm për këtë vit kalendarik për fermerët në kategorinë e subvencioneve arrin vlerën e rreth 50 milionë eurove.

Lajme

30/07/2021 17:02

“Sapo nënshkrova Programin e Pagesave Direkte/Subvencioneve për vitin 2021, i cili do të jetë një përkrahje për të gjithë fermerët të cilët përmes këtij programi do ta kenë mundësinë e ushtrimit dhe zgjerimit të aktiviteteve të tyre bujqësore dhe blegtorale, në dobi të komunitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, u shpreh ministri Faton Peci me rastin e nënshkrimit të programit.

Vlen të theksohet se kanë mbetur tashmë vetëm procedurat ligjore dhe administrative, deri te hapja e aplikimit, thuhet në komunikatë./Lajmi.net/