​Mbi 86 mijë persona të testuar për Covid-19 në Kosovë

86 mijë e 98 persona janë testuar që nga fillimi i pandemisë në Kosovë.

Lajme

25/10/2020 08:23

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK, janë testuar gjithsej 1 mijë e 56 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 166 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinikë Infektive dhe 1 rast Spitali Pejë).

Numri total i rasteve pozitive është 17 mijë e 757 raste nga 86 mijë e 98 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 661 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 mijë e 34 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 62. /Lajmi.net/