​Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Dy burra dhe dy gra janë dhunuar nga familjarë të tyre në 24 orëshin e fundit.

Lajme

07/02/2021 10:14

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, theksohet se në Fushë Kosovë dhe në Prishtinë, janë sulmuar fizikisht dy gra, njëra nga i dashuri e tjetra nga bashkëshorti.

Ndërsa në Ferizaj dhe në Prizren viktima të dhunës në familja janë dy burra, njëri është sulmuar nga vëllai, e tjetri nga prindi.

Ky është raporti i plotë i PK-së mbi dhunën familjare në 24 orëshi ne fundit:

DHUNË FAMILJARE:

Fushë Kosovë 04.02.2021 – 22:00. Viktima femër kosovare raporton se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Prishtinë 06.02.2021 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë t rregullt.

Ferizaj 06.02.2021 – 21:30. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 06.02.2021 – 18:38. Është shoqëruar në stacionin policor, i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht të birin e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/