​Incidenti gjatë konferencës së Thaçit, shoqërohet në polici aktivisti i VV

Pasditen e sotme derisa presidenti i vendit, Hashim Thaçi po mbante konferencë për medie një grup u qytetarëve kanë vazhduar thirrjet, duke e quajtur të parin e shtetit si “Hajn”.

Lajme

03/06/2020 16:59

Veron Hasani, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, pas incidentit gjatë konferencë që po mbante presidenti Hashim Thaçi, është shoqëruar nga policia në Stacionin policor në Prishtinë.

Derisa qytetarët kanë vazhduar thirrjet “Hajnat ne burg”, duke kundërshtuar “arrestimin”, Hasani është parë i gjakosur dhe me disa të ënjtura në fytyrë.