​Endrit Shala: Propozimi i Kurtit – mashtrim i radhës

Deputeti nga radhët e Nisma Endrit Shala, në seancën e sotme për tarifën, ka kritikuar ashpër vendimin e Albin Kurtit për heqjen e taksës dhe vendosjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, duke thënë se propozimi i kryeministrit të Kosovës nuk paraqet tjetër përveç, siç u shpreh ai, mashtrim të radhës.

Lajme

02/03/2020 13:19

Ish-ministri i Tregtisë ka përkujtuar se pas vendosjes së taksës në nëntor të vitit 2018 nga ish-Qeveria Haradinaj, janë bërë shumë përpjekje dhe punë në përmirësimin e këtij bilanci negativ tregtar të vendit, si dhe janë përkrahur prodhuesit vendorë me masa mbrojtëse dhe me investime kapitale.

Shala po ashtu tha se në dy vjetët e fundit është bërë punë e madhe në adresimin e të gjitha barrierave tregtare, tarifore dhe jo tarifore, me të cilat janë përballur prodhuesit kosovarë dhe ekonomia vendore në përgjithësi gjatë eksportit.

Ai tha se të gjitha probl emet e ekonomisë kosovare janë ngritur në të gjitha instancat vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të CEFTA-së.

Propozimin e Kurtit me planin e tij shtatë pikësh të prezantuar javën që shkoi për heqjen e taksës, ish-ministri Shala tha se paraqet mashtrimin e radhës.

“Zgjidhjen për këtë çështje të propozuar nga ju, javën e kaluar unë e shoh vetëm edhe si një tendencë tënde të radhës për të mashtruar popullin e Kosovës, për të mashtruar Bashkimin Evropian dhe sidomos mikun kryesor të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sepse, të gjithë e dinë që ti ke tentuar ta mashtrosh popullin tonë qysh nga Konferenca e Rambujes, e cila Kosovës i ka sjellë lirinë. Tentove ta mashtrosh popullin tonë edhe me Pakon e Ahtisaarit, e cila i mundësoi pavarësinë e Kosovës. Ne sot kërkojmë nga ti dhe Qeveria që ju e udhëhiqni, që këto çësht je të cilat i theksova më lart të trajtohen dhe të zgjidhen me seriozitetin më të lartë, sepse nuk është koha më për të mashtruar”, theksoi Shala.

Ai po ashtu tha se deri në vitin 2018, në Republikën e Kosovës kanë hyrë dhe janë tregtuar mallrat të cilat në deklaracionin e tyre, iu kanë referuar Kosovës me terma jo kushtetues e ofendues, në kundërshtim me të gjitha ligjet në fuqi, si “UNMIK 1244”, apo me emra të qyteteve etj.

“Ne, në atë kohë si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë, i kemi kryer obligimet tona kushtetuese ligjor dhe kemi ndaluar futjen e mallrave të tilla për tregtim në territorin e Republikës së Kosovës. Të gjitha këto vendime, janë marrë para vendosjes së masës 100%. Kryeministër, duke marrë parasysh se kohëve të fundit, keni ndryshuar dhe jeni transformuar në një personalitet komplet tjetër”, th a Shala.

Sipas tij, Serbia dhe BeH sabotojnë përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në të gjitha agjencitë relevante ndërkombëtare, e sidomos në ato për sigurinë e brendshme dhe rajonale.

Ai tha se Serbia vazhdimisht kërcënon dhe frikëson qytetarët e komunitetit serb të Kosovës të cilët janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarët tjerë që mbështesin autoritetin kushtetues dhe ligjor të institucioneve të Kosovës.

Ish-ministri I Tregtisë, ka përmendur se Serbia në mënyrë të paligjshme mbështet, financon dhe kontrollon strukturat e paligjshme paralele që ndërhyjnë në rendin kushtetues dhe ligjor të Kosovës.

Ai po ashtu ka përkujtuar se transportuesit kosovarë nuk lejohen të shfrytëzojnë Serbinë si tranzit drejt tregjeve të BE-së, duke shkelur kështu marrëveshjen e CEFTA-s, veprim ky i cili gjithashtu është edhe në kundërshtim me normat e BE-së për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, punës dhe kapitalit.

Shala tha se Serbia dhe BeH kanë shkelur vazhdimisht Marrëveshjen e Brukselit mbi përfaqësimin rajonal, duke u mohuar përfaqësuesve të Kosovës pjesëmarrjen në ngjarjet e organizuara në rajon.

Serbia refuzon të përmbushë marrëveshjet mbi procedurat doganore, përfshirë edhe ato që lidhen me vulat doganore. Si rezultat i kësaj, deri në nëntor të vitit 2018 produktet serbe kanë hyrë në Kosovë pa paguar taksat doganore dhe TVSH-në, duke e privuar Kosovën nga të hyrat tatimore, ka përkujtuar ai./Kp/